TË REJAT
Të rejat për ne dhe produktet tona
-->
Qumështorja ALBA ofron produkte 100% natyrale, të freskëta dhe me cilësi të lartë.
Ne merremi me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, duke sjellë në treg jogurt të freskët, ajran, gjizë, djathë sharri dhe speca në ajkë.
Me përkushtim ndaj traditës dhe natyrës, ALBA kujdeset që çdo produkt të ruajë shijen autentike dhe vlerat ushqyese të qumështit.
📸 Disa nga momentet tona magjike.Çaste të veçanta nga puna jonë e përditshme, të mbushura me kujdes, traditë dhe dashuri për qumështoren.🥛
Të rejat për ne dhe produktet tona
Ajran i shëndetshëm dhe i freskët, i përgatitur nga qumësht lope i pasterizuar dhe homogjenizuar, me kulturë qumështi, ujë, kripë dhe 1.6% yndyrë natyrale. Ruhet në temperaturë +4°C deri +10°C.
Jogurt lope i pasterizuar me 2.8% yndyrë, i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë familjen. Tundeni para përdorimit. Jogurt cilësor dhe me shije natyrale.
Gjiza jonë (800 g dhe 1 kg) prodhohet nga 100% qumësht natyral dhe është ideale për fërgesa, receta tradicionale dhe gatime moderne. E pasur me proteina, kalcium, vitamina A, B-kompleks, si dhe minerale të rëndësishme si fosfor, selen, zink, magnez e hekur. Cilësia dhe përbërësit natyral e bëjnë këtë produkt një zgjedhje të shëndetshme dhe të ushqyeshme për çdo familje. Ruajtja: +2°C deri +8°C Afati i përdorimit: i shënuar në ambalazh.
Djathë Sharri nga QUMESHTORJA ALBA Djathë tradicional i përgatitur nga qumësht 100% natyral lope, me shije autentike dhe teksturë të fortë por kremoze. Përfekt për mëngjes, sallata, pjekje dhe receta tradicionale shqiptare. I pasur me proteina, kalcium dhe vitamina esenciale — një zgjedhje e shëndetshme për çdo tryezë. Të ruhet në +2°C deri +8°C.
Speca të mbushura me ajkë të freskët dhe kremoze, të përpunuara nga qumësht cilësor. Idealë si meze, shoqërim për ushqime tradicionale ose si pjatë e shpejtë familjare. Ruhet në temperaturë +2°C deri +8°C.
Këtu gjeni lokacionin tonë dhe të gjitha mënyrat e kontaktit. Jemi gjithmonë të gatshëm t’ju përgjigjemi për çdo pyetje, bashkëpunim apo informacion rreth produkteve tona.